Wednesday, April 16, 2025
HomeCompetitionsSerie AInteri e mbyll vitin 2024 me fitore bindëse

Interi e mbyll vitin 2024 me fitore bindëse

Interi e mbyll vitin 2024 me fitore bindëse

Interi e ka mbyllur vitin 2024 me fitore në Serie A.

Zikaltrit mposhtën në udhëtim Cagliarin me rezultat 0:3, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian.

Bastoni kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 53-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 71-të, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë e Interit, kurse shtatë minuta më vonë, Calhanoglu shënoi nga penalltia për 0:3.

Me këtë fitore, Interi tani merr primatin me 40 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Cagliari mbetet i 18-ti me 14 pikë të grumbulluara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular