Friday, April 18, 2025
HomeInternational FootballChampions LeagueZgjim Sojeva nga Kosova do të jetë delegat i ndeshjes Bayer Leverkusen...

Zgjim Sojeva nga Kosova do të jetë delegat i ndeshjes Bayer Leverkusen – Inter

Nesër me fillim nga ora 21:00 në “Bay Arena” do të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante në mes të Bayer Leverkusenit të Granit Xhakës dhe Interit.

Përpos që është e vlefshme për garën më prestigjioze të futbollit evropian, kjo lojë e ka një veçanti tjetër. .

I deleguar i UEFA-s për këtë takim do të jetë një kosovar.

Ai është Zgjim Sojeva, njofton Shtëpia e Futbollit Evropian, transmeton Klankosova.tv

Ndërkaq, drejtësinë për këtë takim do ta ndajë slloveni Sllavko Vinçiq.

Aktualisht skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, është në vendin e gjashtë me tri fitore, një barazim dhe një humbje, kurse italianët e drejtuar nga Simone Inazghi kryesojnë renditjen me pesë fitore../KlanKosova.tv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular