Wednesday, April 16, 2025
HomeFootball NewsPrishtina nuk fiton ndaj Ballkanit në Superligë, tash e katër vjet

Prishtina nuk fiton ndaj Ballkanit në Superligë, tash e katër vjet

Është skuadra më e trofeshme në Kosovë!

Por Prishtina sikur ka ‘rrobëlluar’ diku, kur bëhet fjalë për përballjet kampionale me Ballkanin.

Edhe pak ditë bëhen plot katër vjet që kryeqytetasit nuk e fitojnë asnjë ndeshje të vetme në Superligë ndaj “Xhebrailave”, raporton Klankosova.tv.

4 Prilli i 2021-ës është data kur “Plisat” festuan për herë të fundit ndaj suharekasëve, në një ballafaqim të vlefshëm për eliten futbollistike.

Nga ajo kohë, Ballkani e mposhti Prishtinën në gjashtë ndeshje radhazi, para se këta të fundit të arrinin ta siguronin një barazim, më 11 dhjetor 2022.

Në fakt, prej atij dueli, takimet që përfunduan pa fitues ndërmjet këtyre dy skuadrave, janë plot shtatë.

Kampioni aktual i Kosovës ka rreshtuar 15 përballje pa humbje nga kundërshtari i nesërm, prej të cilave i ka fituar tetë, njofton Klankosova.tv.

Ballkani – Prishtina, zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë, duke filluar në orën 14:00.

Ky super derbi, transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe kanalin Sport 1 të platformës Art Motion!/Klan Kosova.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular