Mohamed Salah është gjithnjë e më larg në krye të renditjes në garën për Këpucën Artë.
Sulmuesi egjiptian është katër gola përpara anglezit të Bayern Munichut, Harry Kane dhe italianit të Atalantës, Mateo Retegui, i cili në fundjavë i kaloi Robert Lewandowskin e Barcelonës dhe Erling Haalandin e Manchester Cityt.
Pas tyre, në Top 5 ka përfunduar Alexander Isak, i cili po shfaq formë të jashtëzakonshme në Neëcastle United, shkruan “Gazeta Express”.
Prapa tyre gjenden disa prej yjeve të futbollit evropian si Kylian Mbappe, Vinicius Junior apo edhe Raphinha e Ousmane Dembele.
Falë golave të shënuar në fundjavë u ngritën në renditje Justin Kluivert dhe Jean-Philippe Mateta.
Më poshtë mund ta shihni renditjen që i merr në konsideratë vetëm lojtarët më të rëndësishëm dhe që luajnë në ligat që e kalojnë koeficientin 1. /Gazeta Express
Mohamed Salah (Liverpool) 50 pikë
Harry Kane (Bayern Munich) 42
Mateo Retegui (Atalanta) 42
Robert Lewandowski (Barcelona) 40
Erling Haaland (Manchester City) 38
Alexander Isak (Newcastle) 38
Chris Wood (Nottingham Forest) 36
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt/Manchester City) 36
Victor Gyokeres (Sporting) 33 (koeficienti 1,5) 34,5
Kylian Mbappé (Real Madrid) 34
Ousmane Dembélé (PSG) 34
Mika Biereth (Sturm Graz/Monaco) 30,5
Patrik Schick (Bayer Leverkusen) 30
Moise Kean (Fiorentina) 30
Bryan Mbeumo (Brentford) 30
Cole Palmer (Chelsea) 28
Mason Greenwood (Marseille) 28
Tim Kliendienst (Borussia Monchengladbach) 28
Sem Stejin (Twente) 27 (koeficienti 1,5)
Krzysztof Piatek (Basaksehir) 27 (koeficienti 1,5)
Marcus Thuram (Inter) 26
Raphinha (Barcelona) 26
Matheus Cunha (Wolverhampton) 26
Jonathan Burkardt (Mainz) 26
Serhou Guirassy (Borussia Dortmund) 26
Ante Budimir (Osasuna) 26
Oihan Sancet (Athletic Bilbao) 26
Ollie Watkins (Aston Villa) 24
Hugo Ekitike (Eintracht Frankfurt) 24
Justin Kluivert (Bournemouth) 24
Ademola Lookman (Atalanta) 24
Jonathan David (Lille) 24
Joane Wissa (Brentford) 24
Jean-Philippe Mateta (Crystal Palace) 24
Thierno Barry (Basilea/Villarreal) 23,5
Youssef En-Nesyri (Fenerbahce) 22,5 (koeficienti 1,5)
Ayoub El-Kaabi (Olympiacos) 22,5 (koeficienti 1,5)
Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) 22/Gazeta Express/