Wednesday, April 16, 2025
HomeCompetitionsPremier LeagueCasemiro mund të largohet në janar nga Unitedi

Casemiro mund të largohet në janar nga Unitedi

Manchester United po planifikon të bëjë ndryshime drastike në ekip gjatë vitit 2025.

“Djajtë e Kuq” po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë dhe gjërat nuk u rregulluan as pas ndërrimit të trajnerit.

E tash, duket se është koha për një “fshesë” në ekip.

Gjiganti britanik duhet t’i shesë disa lojtarë për të sjell më pas përforcime të reja, në mënyrë që t’i përshtaten “Fair-Play” financiar.

I pari që pritet të largohet është braziliani Casemiro.

Madje, ish-futbollisti i Real Madridit mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga “Teatri i Ëndrrave” qysh në janar.

Krahas përfaqësuesit brazilian, nga Man Utd këtë vit pritet të largohen edhe Christian Eriksen e Victor Lindelof, por edhe lojtarë të tjerë.

Man Utd aktualisht e sheh veten në vendin e 14-të në tabelën e Premierligës me 22 pikë të grumbulluara, pas 19 ndeshjesh të zhvilluara, duke e rrezikuar pjesëmarrjen në garat evropiane në edicionin e ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular